Ministri Liburn Aliu priti në takim komandatin e KFOR-it, Gjeneral Major Franco Federici
Ministri Liburn Aliu priti sot në takim komandantin e KFOR-it, Gjeneral Major Franco Federici dhe asistentin ushtarak, Oficerin Ekzekutiv, Kolonel Leitnant Enrico Calise.
Me komandantin Federici diskutuam për çështje që lidhen me planifikimin hapësinor, infrastrukturën dhe mjedisin, me ç‘rast e njoftova edhe me prioritetet e ministrisë që lidhen me këta sektorë.
Përkitazi me interesimin e tij për çështje mjedisore, dhe disa prej aktiviteteve tona që kanë filluar e janë në proces në këtë fushë, ai ofroi mbështetjen e tij të plotë, përfshirë edhe fushat tjera bazuar në kapacitetin dhe kompetencat që ka KFOR-i.
Përkrahja e gjerë qytetare që u përkthye në mandat të fuqishëm qeverisës për ndryshime të mira, na obligon të jemi në krye të detyrës e të hapur për bashkëpunime, theksova në këtë takim.