1. Detyrat dhe përgjegjësitë e Departamentit të Automjeteve janë:
1.1. Krijimin e politikave dhe strategjinë zhvillimore në fushën e automjeteve;
1.2. Bashkëpunon me institucionet relevante ndërkombëtare për ngritjen e sigurisë rrugore në fushëveprimin e automjeteve dhe përdoruesve të tyre;
1.3. Harton ligjet dhe aktet nënligjore për fushën automjeteve;
1.4. Menaxhon dhe harmonizon procedurat e sektorit të automjeteve me praktikat më të mira të vendeve të zhvilluara;
1.5. Harmonizon procedurat teknike per automjete me praktikat më të mira të vendeve të zhvilluara; 1.6. Përcjell raportet dhe dokumentacionin tjetër për nevojat e qeverisë në kuadër të fushëveprimit të vet;
1.7. Siguron pajtueshmërinë e politikave, planeve dhe strategjisë në fushën e homologimit me ato të BE – së;
1.8. Siguron pajtueshmërinë e politikave, planeve dhe strategjisë në fushën e automjeteve me ato të BE – së;
1.9. Siguron pajtueshmërinë e politikave, planeve dhe strategjisë në fushën e kontrolleve teknike me ato të BE – së;
1.10. Propozon trajnime të ndryshme profesionale në mënyrë që të garantohet shkalla më e lartë e ekspertizave, aktiviteteve dhe përgjegjësisë;
1.11. Krijon procedurën dhe sistemin e informimit për operim aktiv dhe efektiv të seksionit të homologimit dhe kontrollet teknike të automjeteve;
1.12. Propozon trajnime profesionale në fushën për homologim dhe kontroll teknike;
1.13. Organizon provime profesionale në fushën per patente shofer (shofer instruktor, pyetës, ligjërues profesional, shofer profesional, trajnerë etj.);
1.14. Kryen licencimin dhe rilicencimin e autoshkollave, shofer instruktor, pyetës, ligjërues profesional, certifikues të trajnerëve;
1.15. Ndërmerr veprime tjera të kërkuara nga Sekretari i Përgjithshëm.
2. Udhëheqësi i Departamentit të Automjeteve raporton tek Sekretari I Përgjithshëm.
3. Në kuadër të Departamentit bëjnë pjesë Divizionet si në vijim:
3.1. Divizioni për Kontroll Teknike të Automjeteve dhe Homologimit;
3.2. Divizioni për Auto Shkolla.
4. Numri i të punësuarve në Departamentin e Automjeteve është nëntëmbdhjetë (19).
Drejtor i Departamentit të Automjeteve është Nebih Shatri
nebih.shatri@rks-gov.net
Kontakt:
038/200-28-576
038/200-28-577