1. Detyrat dhe pergjegjesit e Departamentit te Menaxhimit te Rrugeve jane:
1.1. Propozon zgjidhje teknike profesionale, zhvillimore dhe organizative per mirembajtjen, ndertimin, rekonstruimin dhe sigurine e autostrades, rrugeve nacionale dhe rajonale;
1.2. Ben hulumtimin dhe mbikeqyrjen e rrugeve dhe urave;
1.3. Propozon dhe zbaton planin vjetor te mirembajtjes dimerore dhe verore te autostradave, rrugeve nacionale dhe rajonale;
1.4. Miremban dhe mbron brezin rrugor;
1.5. Kryen permisimet e rrjetit ekzistues rrugor ne pajtim me planet e aprovuara;
1.6. Menaxhon dhe mbikeqyre punimet e mirembajtjes dhe ndertimit te autostradave, rrugeve nacionale dhe rajonale, te parapara me kontratat e nenshkruara.
1.7. Ndermerr veprime te caktuara, ne pajtim me Planin financiar vjetor te miratuar nga Ministria;
1.8. Pergatite raportin periodik te Ministrise mbi progresin financiar dhe teknik, i cili mund te rezultoje si i diskutueshem;
1.9. U ofron keshilla komunave perkitazi me mirembajtjen, menaxhimin dhe ndertimin e rrugeve lokale;
1.10. Propozon kategorizimin e rrugeve publike ekzistuese ne rruge nacionale apo rajonale;
1.11. Raporton dhe keshillon Ministrine mbi gjendjen e rrjetit rrugor, sigurine dhe te gjithe faktoret qe ndikojne ne te;
1.12. Grumbullon te dhena mbi trafikun dhe sigurine;
1.13. Kontrollon ngarkesat boshtore te automjeteve te renda, te cilat qarkullojne ne rruget e Kosoves;
1.14. Rekomandon Ministrine per dhenien e lejes lidhur me pelqimin per ndertimin e objekteve prane rrugeve magjistrale dhe rajonale dhe per lidhjen ne keto rruge.
2. Per punen e vet udheheqesi i Departamentit te Menaxhimit te Rrugeve i raporton Sekretarit te Pergjithshem.
3. Ne kuader te ketij Departamenti bejne pjese keto divizione:
3.1. Divizioni i Menaxhimit te Mirembajtjes, Ndertimit dhe Sigurise Rrugore, dhe
3.2. Divizioni i Mbeshtetjes Teknike dhe i Pronave.
4. Numri i te punesuarve ne Departamentin e Menaxhimit te Rrugeve eshte pesedhjete e nje (51).
Kerkese per marrjen e lejes per transport te jashtezakonshem
Aplikacion per aplikim per kycje - Qasje - Instalime ne Rruge
KLIKO :
Qamil Feka, Drejtor i Departamentit u.d
qamil.feka@rks-gov.net
Kliko pÃÆÃâÃâër ta shkarkuar hartÃÆÃâÃâën