Sekretari i Përgjithshëm

Detyrat dhe pergjegjesite e Sekretarit te Pergjithshem


Detyrat dhe pergjegjesite e Sekretarit te Perhershem


(Neni 5.4)

Sekretari i perhershem i ministrise mban pergjegjesi direkte ndaj ministrit perkates. Sekretari i perhershem i ministries eshte pergjegjes per:



Administrimin dhe menaxhimin e gjithmbarshem te ministrise dhe per sigurimin e implementimit te funksioneve qe u jane besuar asaj;

Sigurimin e mbikeqyrjes adekuate, dhenien e keshillave te paanshme profesionale dhe te sakta per autoritetin perkates mbi te;

Organizimin dhe punesimin e personelit per ministrine, si dhe nxjerrjen e urdheresave administrative dhe vendimeve per çeshtjet qe i perkasin funksioneve te ministrise;

Menaxhimin efektiv dhe efikas te resurseve qe i jane siguruar ministrise;

Implementimin e politikes jodiskriminuese per personelin e ministrise, duke perfshire edhe perfaqesimin e barabarte gjinor ne te gjitha fushat dhe nivelet, dhe sigurimin e perberjes se personelit qe reflekton karakterin multietnik te Kosoves dhe

Punesimin e personelit ne ministri ne baze te kualifikimit profesional, aftesite dhe meritat e se secilit permes konkursit te hapur dhe te drejte.


(Neni 5.5)


Sekretari i perhershem, nuk merr udhezime nga asnje qeveri, organizate, institucion apo person, perveç atyre qe gezojne autoritetin e ministrise;

(Neni 5.6)


Sekretari i perhershem cakton nje zyrtar te autorizuar financiar per ministrine te tij dhe siguron harmoni te plote me vendimet, urdheresat administrative dhe rregullat financiare qe jane nxjerre perkitazi me kete çeshtje nga Ministria per Ekonomi dhe Financa apo nga autoritetet tjera perkatese.



Izedin Bytyqi , Zv. Sekretar i Pergjithshem


izedin.bytyqi@rks-gov.net




Kontakti me zyren e sekretarit : 

038/200-32-307

Foto Galeria

Video Galeria