Zhvillime punimesh në mirëmbajtjen e rrugës rajonale Pejë-Mitrovicë
Prishtinë, 12 nëntor 2020
Në kuadër të mirëmbajtjes së rrugëve nacionale dhe rajonale të Kosovës, Ministria e Infrastrukturës po vazhdon aktivitetet e saja edhe në rrugën rajonale R101 Pejë-Mitrovicë, përkatësisht në fshatin Rakosh.
Në këtë pjesë aktualisht po punohet në frezimin dhe asfaltimin e shtresës qarkulluese me asfalt.
Pas asfaltimit, parashihet punimi i bankinave dhe sinjalizimi horizontal.
Ministria e Infrastrukturës mbetet e angazhuar në mirëmbajtjen e rrugëve mbi të cilat zotëron kompetencë.