Zëvendësministri i MTPT-së, merrë pjesë në lansimin e pullës postare '' Stop dhunës ndaj gruas ''
Me rastin e lansimit të kësaj pulle postare te vendit tonë, zëvendësministri Krasniqi, tha:” Respektimi i parimeve dhe standardeve të të drejtave të njeriut është garanci thelbësore për sundimin e ligjit dhe demokracisë.
Sipas zëvendësministrit Krasniqi, detyrë e qeverisë ka qenë dhe do të mbetet angazhimi për zgjidhjen e këtij problemi, andaj duhet të angazhohemi bashkërisht të ballafaqohemi me sfidat për kapërcimin e stereotipave gjinorë.
“Ju sigurojë që qeveria në vazhdimësi ka ndërmarrë çdo masë dhe so të vazhdojë t’i aplikojë me ashpërsi ligjet për ta ndaluar dhunën në familjle. Dhuna ndaj grave është një pengesë e madhe dhe me ndikim të gjerë për shoqërinë që nuk tolerohet. Dhuna ndaj grave nuk është çështje e brendshme përmes politikave dhe programeve të përshtatshme ne duhet ta rrisim vetëdijën kolektive ndaj kësaj dukurie të shëmtuar.
Mbi të gjitha dhuna ndaj grave është një pengesë në procesin e zhvillimit të shoqërisë njerëzore, ajo kufizon kontributin e gruas qoftë në familje apo shoqëri” vlerësoi Krasniqi.
Ndërsa ushruesi i detyrës së drejtorit të Postës së Kosovës, Blerim Krasniqi, theksoi :” Nëpërmes këtij emisioni të pullave postare, PTK-ja jep kontributin e vet në parandalimin e dhunës ndaj gruas dhe krijimit të një shoqërie të shëndoshë“.