Zëvendësministri Hysen Durmishi vizitoi sot komunën e Skenderajit
Prishtinë
9 qershor 2021
Zëvendësministri I Mjedisit Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës Hysen Durmishi, vizitoi sot komunen e Skenderajit, dhe u prit nga kryetari Bekim Jashari.
Gjatë këtij takimi u bisedua lidhur me realizimin e projekteve infrastrukturore në këtē komunë.
Me pas zēvendësministri Durmishi dhe kryetari Jashari vizituan rrugën regjionale Klinë e Epërme- Skenderaj-Polluzhë, gjegjësisht pjesët e pa përfunduara të rrugës, punimet e së cilave do të rifillojnë së shpejti dhe të shpronēsohen pronat në këtë rrugë.
Qytetarët të cilët kanë prona në këto pjesë të rrugës nuk do të jenë pengesë për zhvillimin e punimeve të pa përfunduara. Elaborati i shpronsimit është duke u përfunduar dhe në momentin që të merren vendimet do të fillojnë punimet.
Zëvendësministri Durmishi u zotua se do të intensifikohen punët në menyrë që kjo rrugë me interes të veçant të përfundoj sa më shpejtë.