Zëvendësministri Grabovci, inauguroi fillimin e punimeve për afaltimin e rrugës Gjakovë-Guskë-Devë, 8.2 kilometra

Në Gjakovë sot filloi së realizuari një projekt i ri rrugor I cili do të lidhë disa fshatra të kësaj komune me qendrën, e cila rrugë ka një gjatësi prej 8.2 kilometra.

 

Zëvendësministri i Transportit dhe Postë-Telekomunikacionit, Adem Grabovci inauguroi fillimin e punimeve  për asfaltimin e rrugës Gjakovë- Guskë dhe Devë.

 

Me rastin e fillimit të këtyre punimeve zv.ministri Graboci pohoi:” Gjakovës po i shtohet edhe një rrugë e re e asfaltuar e cila do të lidh[ fshatrat me qendrën komunale. Kjo, nënkupton se MTPT-ja është duke vazhduar sikurse 18 muajt e fundit në realizimin e projekteve të asfaltimit të rrugëve të reja në gjithë vendin tonë. Andaj, ne kemi vendosur që të punojmë me këtë dinamikë sikurse deri më tani deri sa të arrihet që të asfaltohen të gjitha rrugët e fshatrave të cilat kanë më shumë se 100 banorë“.

 

Projekti i realizimit të kësaj rruge është bashkëfinancim i MTPT-së e cila për këtë projekt ka ndarë 1 milion e 350 mijë euro si dhe komuna e Gjakovës e cila ka bashkëfinancuar me 50 mijë euro.

 

Asfaltimi i kësaj rruge pritet që të realizohet në afatin prej 60 ditë punë efektive.

Foto Galeria

Video Galeria