Zëvendësministri Durmishi i viziton disa projekte rrugore në komunën e Dragashit
Prishtinë
2 Qershor 2021
Sot, zëvendësministri, Hysen Durmishi, vizitoi Komunën e Dragashit për të parë nga afër punimet në disa projekte rrugore që pas një kohe të gjatë tashmë kanë rifilluar në këtë komunë.
Bëhet fjalë për rrugën Zhur – Dragash që ndahet në dy segmente, ku segmenti i parë i ka 10.100 km, me një gjerësi prej 9.0 m, dhe për segmentin e dytë të saj që ka një gjatësi 10.900 km dhe gjerësi 6.0 m. Zëvendësministri Durmishi po ashtu vizitoi punimet në rrugën Tyrbe e Pllavës – Zaplluzhë e cila ka gjatësi 12.175 km dhe gjerësi 6.0 m, dhe ato që po zhvillohen në rrugën Dragash – Brod e cila ka gjatësi prej 11.622 km e gjerësi 5.0 m.
Tash e tutje qarkullimi i qytetarëve do të jetë më i lehtë dhe më i sigurte në këto rrugë që lidhin fshatrat me qytetin dhe komunën e Dragashit me atë të Prizrenit. Mundësitë e zhvillimit të turizmit po shtohen. Tani të gjithë qytetarët do ta kenë më të lehtë t’i vizitojnë malet e bukura të Sharrit.