Vendosen pahitë mbrojtëse në rrugën Prishtinë – Fushë Kosovë

Kompanitë e kontraktuara për mirëmbajtje të rrugëve, janë duke vendosur pahitë elastike në një pjesë të rrugës nacionale M9, Prishtinë – Fushë Kosovë, në afërsi të kazermës së FSK-së \"Adem Jashari\".

 

Vendosja e këtyre pengesave të hekurta në ishujt ndarës të rrugës, është duke u bërë pikërisht në një zonë të frekuentuar, për shkak të shkollës dhe stacioneve të autobusëve.

 

Prandaj ky veprim ka për qëllim shtimin e sigurisë në komunikacion, duke pamundësuar kalimin e këmbësorëve nga njëra anë në tjetrën, me ç ‘rast rrezikojnë vetën dhe pjesëmarrësit e tjerë në komunikacion.

 

Lusim të gjithë pjesëmarrësit në trafik, që të respektojnë vendkalimet e shënuara për këmbësorë.

Foto Galeria

Video Galeria