Vazhdon mirëmbajtja e rrugëve në gjithë vendin Ekipet e mirëmbajtjes janë vazhdimisht në terren, duke realizuar ndërhyrjet e nevojshme për përmirësimin e gjendjes së rrugëve dhe krijimin e kushteve më të sigurta për të gjithë pjesëmarrësit në komunikacion

 Ekipet e mirëmbajtjes janë vazhdimisht në terren, duke realizuar ndërhyrjet e nevojshme për përmirësimin e gjendjes së rrugëve dhe krijimin e kushteve më të sigurta për të gjithë pjesëmarrësit në komunikacion.


Ministria e Infrastrukturës dhe Transportit ka filluar gjithashtu hartimin e planeve mujore të punës për mirëmbajtjen e rrugëve. Këto plane do të mundësojnë organizim dhe planifikim më efikas, si dhe mbikëqyrje

 më të rregullt të punimeve në terren.


Falënderojmë qytetarët për mirëkuptimin dhe apelojmë për kujdes të shtuar gjatë ngasjes, veçanërisht në segmentet rrugore ku ekipet janë duke punuar.


Për rrugë më të sigurta dhe mirëmbajtje të vazhdueshme në gjithë vendin.


Kliko VIDEO

Foto Galeria

Video Galeria