Vazhdojnë punimet e stacionit hekurudhor në fshatin Miradi të Fushë Kosovës
Janë duke vazhduar punimet në stacionin hekurudhor në fshatin Miradi të komunës së Fushë Kosovës, për rehabilitimin dhe modernizimin e linjës së 10-të hekurudhore Fushë Kosovë-Hani i Elezit.
Aktivitetet e punës te cilat janë duke u kryer:
-Janë punuar 2 linja të reja si dhe linja kryesore
-Është punuar drenazha përgjatë linjave hekurudhurore
-Është demoluar lëshesa ekzistuese dhe është ndërtuar leshesa e re
-Ndërtimi i platformes me gjatësi 200 metra, perfundimi i procesit të hidroizolimit
-Muret mbrojtëse janë në përfundim e sipër.
Ky është projekti më i rëndësishëm i cili po realizohet në Hekurudhat e Kosovës. Projekti hekurudhor ‘10’ i Kosovës është pjesë e rrjetit hekurudhor kryesor të Ballkanit Perëndimor.
Një zgjerim i Rrjeteve Trans-Evropiane të Transportit është pjesë e përpjekjeve më të gjera të Bashkimit Evropian për të promovuar lidhjen e transportit në Ballkanin Perëndimor.