U takuan grupet teknike të ekspertëve, të Ministrisë së Infrastrukturës së Kosovës dhe Ministrisë e Transportit dhe Infrastrukturës së Shqipërisë

Sot, në Ministrinë e Infrastrukturës u mbajt takimi i radhës i grupit punues të ekspertëve të Ministrisë së Infrastrukturës së Kosovës me ata Transportit dhe Infrastrukturës së Shqipërisë.

Në këtë takim u diskutua, rreth bashkëpunimit të mëtutjeshëm në mes të këtyre dy ministrive, në prag të arritjes marrveshjës në mes të këtyre dy vendeve fqinje. Diskutimet në takimin e sotëm u zhvilluan për infrastrukturën rrugore, për gjetjen e mundësisë së shfrytëzimit të Portit të Shëngjinit nga ana e Kosovës, hekurudhave, aviacionit civil, transportit dhe mirëmbajtjes së autostradave.

Ky takim teknik në nivel të ekspertëve i paraparin nënshkrimit të marrëveshjes e cila do të nënshkruhet më 10 shkurt të këtij, në nivel të këtyre dy ministrive.

 

 

Foto Galeria

Video Galeria