U përurua rruga Bardh i Madh – Lismir – Fushë Kosovë

Prishtinë, 2 gusht 2019

 

Ministri i Infrastrukturës dhe Transportit Pal Lekaj, të premten përuroi rrugën Bardh i Madh – Lismir – Fushë Kosovë, investim i MIT.

 

Ministri Pal Lekaj tha se ndihet mirë që u finalizua ky projekt që i kursen kohë qytetarëve për tu lidhur me Fushë Kosovën dhe kryeqytetin. Ai shtoi se përgjatë dy vitesh qeverisje është vënë standard i ri, i ndërtimit të rrugëve me cilësi e sinjalistikë të duhur në shërbim të qytetarëve.

 

Rruga Bardh i Madh – Lismir – Fushë Kosovë është e gjatë mbi 3.5 kilometra, investimi i MIT-së për këtë rrugë është afër 477 mijë euro dhe është realizuar në kudër të memorandumit të bashkëpunimit me komunën e Fushë Kosovës.

Foto Galeria

Video Galeria