U përmbushen me sukses qëllimet e konferencës së ofertuesve

Sot përfunduan punimet e konferencës tre ditore të ofertuesve për Partneritetin Publiko-Privat (PPP) për Aeroportin Ndërkombëtar të Prishtinës (ANP).

Përmes kësaj konference, ofertuesit patën rast të njihen me lokacionin e identifikuar nga ana e Qeverisë për ndërtimin e terminalit të ri, i cili do të jetë modern, tre herë me i madh sesa terminali ekzistues dhe do të ofroj shërbime të kualitetit të rangut botëror.

Gjatë përmbylljes, ofertuesit  u shprehen se kjo konferencë do t’ju ndihmojë në përpilim e ofertës dhe planifikimin rreth revitalizimit të operimeve në premisat ekzistuese, me qellim që të ofrojnë shërbime sa më kualitative, deri në përfundim të terminalit te ri.

Përfaqësuesit e 3 konzorciumeve të fuqishme ndërkombëtare: Fraport IC ICTAS Havalimani Isletme A.S, Bouyges Batiment / Egis/ PAIC Consortium dhe Limak / Aeroport de Lyon Consortium shprehën edhe disa prej mendimeve të tyre të cilat ndërlidheshin me mungesën e theksuar të kapaciteteve në terminalin ekzistues, sidomos tek arritjet;  mënyra se si janë të shpërndara ndërtesat ekzistuese; meny shume e limituar e shërbimeve për pasagjerët dhe pika të tjera të cilat do të jenë pjesë ofertës së tyre.

 

Qeveria e Kosovës synon që përmes formës së koncesionimit: Dizajno Ndërto Financo Opero Transfero, në Aeroportin Ndërkombëtar të Prishtinës, të ngriten kapacitetet e aeroportit të cilat do të përmbushnin kërkesat e shërbimeve me kualitet ndërkombëtarisht të pranuar, do të ndikonin në rritjen e të hyrave komerciale, përmirësim e komoditetit, përfitime nga efikasiteti në operim, proces efektiv të ndërtimit / dizajnimit,  investim të kapitalit privat si dhe transparencë të shtuar në operimin dhe financimin e aeroportit.

Foto Galeria

Video Galeria