U nënshkrua Memorandumi i bashkëpunimit në mes të Ministrisë së Infrastrukturës dhe Komunës së Kamenicës

Prishtinë, 15 gusht 2016


Ministri i Infrastrukturës, Lutfi Zharku dhe kryetari i Komunës së Kamenicës, Begzad Sinani, nënshkruan sot Memorandumin e mirëkuptimit për financimin e projektit infrastrukturor “Asfaltimi i rrugës Bunari i Zenelit – Shkolla dhe Rruga Lokale” në komunën e Kamenicës. 

Ky projekt do të financohet në tërësi nga Ministria e Infrastrukturës, në vlerë prej 100 mijë euro.

Kryetari Sinani falënderoi ministrin Zharku për mbështetjen e dhënë në financimin e këtij projekti të rëndësishëm të infrastrukturës rrugore të Komunës së Kamenicës. 

Projekti do të monitorohet nga një zyrtar i Ministrisë së Infrastrukturës, ndërsa Komuna e Kamenicës do të emërojë një projekt-menaxher për të mbikëqyrur realizimin e projektit, si dhe komisionin për inspektimin final të punimeve / pranimin teknik, në të cilin do të jetë një anëtar nga Ministria e Infrastrukturës. 

Po ashtu, Komuna e Kamenicës do të kryejë procedurat e tenderimit, përzgjedhjen e operatorit ekonomik në pajtim me Ligjin mbi Prokurimin Publik dhe Ligjin për Menaxhimin e Financave Publike dhe Përgjegjësive, si dhe obligohet të sigurojë kushtet e nevojshme që projekti të realizohet brenda afatit të caktuar dhe me kualitet të lartë.

Foto Galeria

Video Galeria