U mbajtën punëtoritë për Infrastrukturën dhe transportin rrugor dhe hekurudhor
Javën e fundit EGIS International ka organizuar për Ministrinë e Infrastrukturës tri punëtori për prezantimin e draft-raportit final për azhurnimin e strategjisë së transportit multimodal, që është financuar nga Zyra ndërlidhëse e Komisionit Evropian në Kosovë (ECLO) dhe që është aprovuar nga Qeveria e Kosovës në nëntor të vitit 2009.
Punëtoritë janë ndarë në tri fusha, që janë në kompetencë të Ministrisë së Infrastrukturës: e para, që është mbajtur më 28 shtator dhe që ka pasur për temë infrastrukturën rrugore dhe hekurudhore, në kuadër të së cilës është prezantuar strategjia për infrastrukturën rrugore (lista e projekteve dhe aspektet e mirëmbajtjes dhe të financimit) dhe ajo për infrastrukturën hekurudhore (projektet dhe aspektet e financimit); punëtoria e dytë, që është mbajtur më 30 shtator dhe që ka pasur për temë transportin rrugor dhe hekurudhor të udhëtarëve dhe e treta, që është mbajtur më 4 tetor, temë bosht e së cilës ka qenë transporti rrugor dhe hekurudhor i udhëtarëve.
Në të tri punëtoritë e mbajtura pjesëmarrës kanë qenë përfaqësuesit nga institucionet relevante: ECLO, drejtorët e departamenteve të Ministrisë së Infrastrukturës, Asociacioni i Operatorëve të Autobusëve, Ministria e Financave, Drejtoria e Rrugëve, Hekurudhat e Kosovës – Infrakos, Hekurudhat e Kosovës – Trainkos, Ministria e Zhvillimit Ekonomik, Ministria e Ambientit dhe Planifikimit Hapësinor, Ministria e Pushtetit Lokal, Ministria e Integrimeve Evropiane, Ministria e Tregtisë dhe Industrisë, Oda Ekonomike e Kosovës, Autoriteti Rregullator i Aviacionit Civil, Asociacioni i Komunave të Kosovës, MOBKOS, Instituti GAM, OJT-të, KIPRED dhe Aeroporti Ndërkombëtar i