U mbajt Takimi Komitetit Drejtues Nderministror për ndërtimin e Autostradës “Prishtinë – Hani I Elezitâ€Â
Sot ne Ministrine e Infrastrukturës u mbajt takimi i Komitetit Drejtues Nderministror për ndërtimin e Autostradës “Prishtinë – Hani I Elezit” përkatësisht Rruga R6.
Ne kete takim u diskutua ecuria e deritanishme dhe operimi i listës së kompanive që kanë shprehur interesim për pjesëmarrje në ndërtimin e kësaj rruge.
KOmiteti Nderministror ka aprovuar nga Komiteti Drejtues procedurat për Shërbimet e Këshillimeve të Transaksionit.
Po ashtu eshte bere e ditur per tre operator qe kane ofertuar:
1. Roughton International Limited
2. Andonio Ascoli Cavasova Scamoni –CMS
3. Inxhinierski Biro+Omega Consult+Faculty of Tourizm and Hospitality Management
Nga Komisioni ndërministror është shpallur fitues oferta më e favorshme ekonomikisht dhe është nënshkruar kontrata me OE “Andonio Ascoli Cavasova Scamoni –CMS”. Vlera: 444.280€
Po ashtu MI sipas vendimeve të Komitetit Drejtues ka proceduar me Shprehjen e interesit për Ndërtimin e Autostradës Prishtinë-H. i Elezit.
Kompanite te cilat kane konkurruar:
· CMS-Dogus J. V.
· Bechtel&Enka J. V.
· Strabak
Komisioni ndërministror i vlerësimit ka përfunduar fazën e parakualifikimit të ofertuesve