U mbajt takimi i parë i Komitetit Drejtues Ndërministror për autostradën Prishtinë – Hani i Elezit

Prishtinë, 22 qershor 2012

 

 

Sot në ambientet e Ministrisë së Infrastrukturës u mbajt mbledhja e parë e Komitetit Drejtues Ndërministror, i themeluar me vendimin e Qeverisë së Kosovës, për zhvillimin e projektit “Rruga 6”, autostradës Prishtinë – Hani i Elezit, që e kryesoi ministri i Infrastrukturës, Fehmi Mujota dhe në të cilin morën pjesë edhe anëtarët e Komitetit, zëvendëskryeministrja dhe ministrja e Industrisë dhe Tregtisë, Mimoza Kusari-Lila, ministri i Financave, Bedri Hamza, ai i Zhvillimit Ekonomik, Besim Beqaj dhe ministri i Ambientit dhe Planifikimit Hapësinor, Dardan Gashi.

 

Në mbledhjen e sotme, Komiteti Drejtues Ndërministror mori vendim për aprovimin e shpalljes së interesit për ndërtimin e autostradës R6, segmentit Prishtinë – Hani i Elezit, për aprovimin e shpalljes së tenderit për Këshilltarin për Shërbime të Transaksioneve për projektin e autostradës R6 dhe për autorizimin e Ministrisë së Infrastrukturës që t’i zhvillojë procedurat e nevojshme lidhur me projektin e autostradës R6 Prishtinë – Hani i Elezit.

Foto Galeria

Video Galeria