U mbajt takimi i parë i Këshillit për Siguri në Komunikacionin Rrugor

Sot në Prishtinë u mbajt takimi i parë i Këshillit për Siguri në Komunikacionin Rrugor. Mbledhjen e këtij këshilli, që është themeluar në bazë të Udhëzimit Administrativ të Qeverisë së Republikës së Kosovës nr. 18/2008, e ka konvokuar ministri i Ministrisë së Transportit dhe Postë-Telekomunikacionit, Fatmir Limaj, i cili e ka udhëhequr mbledhjen.

 

Në mbledhjen e parë të Këshillit morën pjesë edhe ministri i Punëve të Brendshme, Bajram Rexhepi, ministri Drejtësisë, Haki Demolli, ministri i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, Enver Hoxhaj, Zv,ministri i Shëndetësisë, kryetari i Asociacionit të Komunave të Kosovës, Bajrush Xhemajli etj.

 

Në mbledhje u shqyrtuan disa çështje të rëndësishme, siç janë: gjendja aktuale e sigurisë në komunikacionin rrugor, U miratua programi për siguri në komunikacionin rrugor dhe mundësia e përgatitjes së Strategjisë për Siguri në Komunikacionin Rrugor në Republikën e Kosovës, pastaj aktivitetet e përbashkëta për ngritjen e sigurisë në komunikacion rrugor dhe çështje të tjera, që kanë të bëjnë me sigurinë në komunikacionin rrugor në vendin tonë.

Foto Galeria

Video Galeria