U mbajt Takimi i Nivelit të lartë-Prezantimi i Strategjisë së Transportit Multimodal
Sot, u mbajt Takimi i Nivelit të lartë, ku u bë Prezantimi i Strategjisë së Transportit Multimodal.
Takimin e kryesoi Zëvendësministri i Infrastrukrurës Banush PACOLLI ku foli për Strategjinë e Transportit Multimodal, strategji e cila është punuar nga Konsulenca EGIS Internacional, në bashkëpunim me Njësitin për Planifikim ( tani Divizioni për Koordinim të Politikave ) dhe departamentet tjera në kuadër të Ministrisë së Infrastrukturës.
Ky projekt është mbështetur nga zyra e Komisionit Evropianë, i cili ka vlerën prej 1.55 milion euro, qëllimi i të cilit është rifreskimi dhe azhurimi i Strategjisë së Transportit Multimodal ( strategji e aprovuar në fund të vitit 2009 ).
Pacolli theksoi se qëllimi i Ministrisë së Infrastrukrurës është të kontriboj në rritjen ekonomike përmes krijimit të një sistemi efikas dhe të integruar Multimodal: rrugë, hekurudhë, ajër.
Gjatë prezantimit i paraqiti edhe pëse objektiva strategjike, si pjesë e projektit të Zyrës së Kominisionit Evropian, projekti i titulluar “ Dhënia e përkrahjes në zbatimin e Marrëveshjes mbi komunitetin e Transportit “.
Prezantimin e Strategjisë së Transportit Multimodal e bëri z.Eric HOYRUP, përfaqësues i EGIS Internacional.Hoyrup tha se Strategjia e Transportit Multimodal dhe Plani i Veprimit është zhvilluar mbi bazën e versionit të punuar nga projekti paraprak në vitin 2008-2009.Strategjia e Transportit Multimodal parashihet te realizohet prej vitit 2012-2021, plani i veprimit për pesë vite, ndërsa kosto financiare për tri vite.
Gjate diskutimit edhe ministri i Punëve të Brendshme Bajram Rexhepi tha se hartimi i Strategjisë së Transportit Multimodal, ka një rëndësi të veçantë për shkak të pozitës gjeografike të Kosovës që e ka në Ballkan dhe Europë. Lidhja e saj me vendet tjera mendoj se në të ardhmen duhet ti kushtohet zhvillimit të Infrastruktures Hekurodhore.
Në këtë takim morën pjesë: Bajram Rexhepi, ministër i Punëve të Brendshme, zëvendësministri i Mjedisit dhe Planifikimit Hapsinorë, këshilltari në Ministrinë e Financave Menderes Ibra, Safet Gërxhaliu, nga Oda Ekonomike e Kosovës, Ruzhdi Halili nga Zyra e kryeministrit, Sazan Ibrahimi, Asociacioni i Komunave të Kosovës, Qemajl Mustafa kryetar i Gjilanit, Pal Lekaj, kryetar i Gjakovës, Ali Berisha kryetar i Pejës, Sejdi Hoxha kryetar i Bordit të Hekurudhave të Kosovës,Ruzhdi Halili nga Zyra e Kryeministrit, Driton Gjonbalaj kryetar i Autoritetit të Aviacionit Civil, Enis Berisha ARHH, një përfaqësues nga komuna e Prishtinës, një përfaqësues nga komuna e Prizrenit.