U mbajt takimi i dytë me radhë ndërministror i Këshillit për Siguri në Konunikacionin Rrugor

Sot, me datën 24 prill u mbajt takimi i dytë me radhë ndërministror i Këshillit për Siguri në Komunikacionin Rrugor i udhëhequr nga Ministri i Infrastrukturës z.Fehmi Mujota.

Në këtë takim morën pjesë edhe Ministri i MASHT z.Ramë Buja, Zëvendësministri MF Ramadan Avdiu, Sasa Rasic Zëvendësministër në MPB, Sazan Ibrahimi AKK, Jeton Rexhepi PK, Jakup Hoti drejtor në MI, Fisnik Cakaj zyrtarë i MI-së.

 

Në këtë takim ndërministror, Ministri Mujota foli për gjendjen aktuale të sigurisë në komunikacionin rrugor, çështje shumë e rëndësishme për sigurinë e qytetareve të Republikës së Kosovës. Ministri Mujota gjithashtu theksoi se siguria në komunikacionin rrugor është një problem global, si pasojë e të cilit shkaktohen humbje të mëdha njerëzore dhe ekonomike për çdo vend, problem i cili dita ditës është në rritje.Që nga viti 2002 e deri në vitin 2011 si pasojë e aksidenteve në komunikacionin rrugor kanë vdekur 1430 persona dhe janë lënduar 10 254 të tjerë, dhe problem edhe më i madh është se që nga viti 2002 këta numra në vazhdimësi janë në rritje, tendendencë që po vazhdon edhe në ditët e sotme.

Sipas të dhënave të krahasueshme në studime të ndryshme nderkombëtare,kostoja e aksidenteve sillet 1-3% e GDP së një vendi.

Andaj, Mujota kërkoi një bashkëpunim sa më të mirë të institucioneve përgjegjëse, duke mos përjashtuar edhe ndihmën e madhe që mund ta japin organizatat e ndryshme jo-qeveritare dhe mjetet e informimit.

 

Për gjendjen e sigurisë në Komunikacionin Rrugor, Drejtori i Sekretariatit z.Jakup Hoti prezantoi raportin e aksidenteve për vitin 2011 dhe njëkosisht bëri krahasimin me vitin 2010.

Drejtori z.Jakup Hoti theksoi se në vitin 2011 ka pasur rritje të numrit të aksidenteve në komunikacionin rrugor, pasojat e të cilave nuk kanë qenë fatale, por me lëndime dhe dëme materiale. Numri i aksidenteve është rritur për + 5.0%  dhe njëherit është rritur numri i aksidenteve ku për pasojë ka pasur të lënduar për + 4.0% dhe numri i aksidenteve me dëme materiale është rritur për + 6.1%.

Numri i aksidenteve fatale për vitin 2011 është më i vogël se në vitin 2010 për -17.4%,  numri i personave të vdekur është më i vogël se në vitin e kaluar për -9.9%, ndërsa të personat e lënduar ka pasur rritje prej + 7.7%. Përqindja e këmbësorëve të vdekur është ulur ndjeshëm këtë vit,por mbetet ende më i lartë në raport me vendet Evropiane.

 

Në fund të takimit në disa pika të shkurta u bë edhe prezantimi i strategjisë nga EGIS Internacional, për sigurinë rrugore në komunikacion dhe pani i veprimit në Kosovë nga përfaqësuesi  z.Eric Hoyrup.

Foto Galeria

Video Galeria