U mbajt debat publik për raportet e vlerësimit të ndikimit në mjedis për projektin Autostradës, Vërmicë-Merdar

Sot u mbajt debati publik, i cili kishte të bënte me raportet e vlerësimit të ndikimit në mjedis për projektin e ndërtimit të rrugës 7-Autostrada Vërmicë-Merdar, për segmentin 7, 8 dhe 9.

 

Prezantimin në këtë debat e bënë Ela Ruci nga konzorciumi i cili është duke e ndërtuar autostradën Vërmicë-Merdar „Bechtel & Enka“ dhe Bojan Kovaqek, nga kompania projektuese e autostradës IGH nga Kroacia.

 

Pjesëmarrës në këtë debat ishin edhe përfaqësuesit e kompanisë EGIS International nga Franca si dhe të interesuar të tjerë.

 

Këtë debat i  kishin organizuar Ministria e Infrastrukturës dhe ajo e Mjedisit dhe Planifikimit, Hapsinor.

 

Foto Galeria

Video Galeria