U leshuan në qarkullim 38 kilometrat e para të Autostradës Vërmicë-Merdar

Në pjesën ku lidhet kufiri shtetëror, në mes të shtetit të Kosovës dhe atij të Shqipërisë, me një solemnitet, jo të zakonshëm, sot u lëshuan në qarkullim, 38 kilometrat e para të Autostradës Vërmicë-Merdar.

 

Në këtë solemnitet madhështor të pranishëm ishin: Presidentja e Kosovës Atifete Jahjaga,kryeministri i Republikës së Kosovës Hashim Thaçi, ministri i Infrastrukturës Fehmi Mujota, kryeministri i Shqipërisë Sali Berisha, kongresisti amerikan Eliot Engel dhe përfaqësues të kabinetit qeveritar të vendit tonë, deputetë e përfaqësues të shumtë si dhe ambasadorë të ambasadave prezente në Kosovë. 

 

Me rastin e përmbylljës së punimeve të 38 kilometrave të autostradës, presidentja Atifete Jahjaga vlerësoi se me këtë Kosova po i bashkohet vendeve të rajonit dhe Evropës.

 

Ndërsa, kryeministri Thaçi, theksoi se kjo Autostradë paraqet projektin më madhor në historinë e Kosovës, një investim strategjik për zhvillimin infrastrukturor dhe ekonomik të vendit.

“ Është një projekt integrues, që Kosovës dhe qytetarëve të saj do t’u ofrojë mundësitë më të mira për lëvizjen e lirë të njerëzve dhe kapitalit” pohoi Thaçi.

 

Kryeministri i Shqipërisë, Sali Berisha, ka folur për rëndësinë e autostradës e cila bashkon edhe më shumë Kosovën dhe Shqipërinë, duke realizuar në këtë mënyrë një ëndërr historike të brezave me radhë.

Kongresisti amerikan Eliot Engel, pasi që ka uruar popullin e Kosovës për autostradën e re, theksoi se kjo është një ditë e shumë e rëndësishme, dhe shtoi se Kosova tash është më pranë Evropës.

Ambasadori amerikan Kristofer Dell,tha se përurimi i këtij segmenti rrugor është edhe një hap tjetër drejt ëndrrës së ish-presidentit të Kosovës, Ibrahim Rugovës, emrin e të cilit mban kjo autostradë.

 

Përurimin e kësaj pjese të autostradës e bënë: Presidentja e Kosovës Atifete Jahjaga, kryeministri i Kosovës Hashim Thaçi,dhe kongresisti amerikan Eliot Engel.

 

Në këtë përurim, të këtij proekti madhor për vendin tonë të pranishëm ishin edhe përfaqësuesit e familjës së ish presidentit Ibrahim Rugova, emrin e të cilit e mbanë sot kjo autostradë si dhe  qytetarë të shumtë të vendit tonë.

 

Foto Galeria

Video Galeria