U lëshua në qarkullim tuneli në hyrje të Mitrovicës

Prishtinë, 2 maj 2019

 

Zëvendësministri i Infrastrukturës dhe Transportit Rexhep Kadriu, të enjten  mori pjesë në përurimin e tunelit në hyrje të Mitrovicës.

 

Zëvendësministri Rexhep Kadriu, tha se duke pasur parasysh faktin  që për 50 vite asnjëherë nuk është investuar në këtë tunel dhe pas shembjes së kurorës së tunelit vitin e kaluar, rinovimi i tij ka qenë i domosdoshëm për të gjithë ata që e frekuentojnë këtë rrugë. Ai shtoi se edhe vonesa në përmbyllje të punimeve është bërë shkaku i intervenimeve të nevojshme shtesë, sipas standardeve më te larta për evitimin e rreziqeve që kanë ekzistuar paraprakisht në tunel.

 

Kryetari i komunës së Mitrovicës Agim Bahtiri, e falënderoi ministrinë për këtë punë të shkëlqyeshme dhe të nevojshme në këtë tunel.

 

Ky tunel ka gjatësi prej 250 metra, me gjerësi prej 6.5 metra, kurse vlera e investimit në riparimin e tij është afër 380 mijë euro. Tuneli është punuar sipas parametrave të parapara për këtë kategori tunelesh  dhe ka tërë infrastrukturën e nevojshme.

Foto Galeria

Video Galeria