Trotuari në rrugën Prilluzhë-Bukosh në fazën përfundimtare
21 tetor 2020
Janë duke u zhvilluar punime në fazën e fundit të trotuarit të rrugës e cila lidhë fshatrat Prilluzhë-Mihaliq-Dervar-Bukosh.
Me gjatësi 8 kilometra dhe gjerësi 1.5 metra, pjesa e trotuarit tanimë e shtruar me kubëza betoni, paraqet lehtësim në qarkullimin e këmbësorëve përgjatë këtij segmenti rrugor.