Thaqi,Limaj e Rexhepi përuruan rrugën e asfaltuar të Broboniqit
Mitrovicë
9 maj 2009
Ministri i Transportit dhe Postë-Telekomunikacionit Fatmir Limaj, së bashku me kryeministrin e Republikës së Kosovës, Hashim Thaqi dhe kryetarin e komunës së Mitrovicës, Bajram Rexhepi, përuruan sot rrugën e re të asfaltuar të fshatit Broboniq.
Kryeministri Hashim Thaqi, lidhur me asfaltimin e kësaj rruge theksoi:
?Ky investim është meritor, për t?i nxjerrë këto fshatra nga izolimi në mënyrë që të kemi integrim edhe të pjesëve periferike të kësaj komune siç është ky fshat. Kosova po ndryshon në çdo cep të saj, duke ndërtuar dhe rindërtuar edhe në veri edhe në Shalë dhe kudo. Investimet e projekteve që e përmirësojnë jetën e qytetarëve të shtetit më të ri edhe në të ardhmen do të vazhdojnë?.
Ndërsa ministri Limaj pohoi :? Edhe gjatë këtij viti në komunën e Mitrovicës do të ndërtohen rrugë të reja dhe moderne. Mitrovica sikurse që është prioritet i Qeverisë së Kosovës, në të njëjtën kohë është prioritet edhe i MTPT-së, në përimrësimin e infrastrukturës rrugore të kësaj komune duke ndërtuar rrugë të reja të asfaltuara?.
?Projektet e asfaltimit të rrugëve të reja do të realizohen në bashkëpunim me komunën e Mitrovicës, pasi që komuna është ajo e cila e propozon se cilat rrugë janë prioritet i saj për këtë vit, ndërsa ne si ministri do të do të përkrahim këto projekte, sikur deri më tani.?
Ndërsa Bajram Rexhepi, kryetari i KK-së së Mitrovicës, me këtë rast tha:
? Falënderoj për përkrahjen e madhe financiare, që po i jep Qeveria e Kosovës, përkatësisht Ministria e Transportit dhe Postë-Telekomunikacionit, ndërtimit të infrastrukturës rrugore të kësaj komune, e që gradualisht po kompletohet kjo infrastrukturë ?.
Rexhepi gjithashtu theksoi se ky projekt komplet është financuar nga MTPT-ja ndërsa komuna vetëm e ka identifikuar si projekt prioritar.