Të gjitha rrugët dhe pikat kufitare janë të kalueshme

Të nderuar qytetarë,

Ju informojmë se Ministria e Transportit dhe Post – Telekomunikacionit, i ka bërë të gjitha përgatitjet e duhura për mirëmbajtjen e rrugëve gjatë dimrit. Ekipet e kompanive përgjegjëse janë në terren, të përgatitura me makinerinë e nevojshme për çdo intervenim eventual, me kujdestari 24 orëshe.


Gjithashtu, njoftohen të gjithë pjesëmarrësit në trafik se të gjitha pikat kufitare janë të kalueshme dhe se nga Ministria e Transportit dhe Post – Telekomunikacionit, janë ndërmarrë të gjitha masat e duhura që komunikacioni të zhvillohet pa asnjë problem.
Me qëllim të arritjes së nivelit më të lartë të sigurisë, i lusim të gjithë qytetarët, të cilët nuk i kanë pajisjet e nevojshme dimërore, të mos jenë pjesëmarrës në komunikacion, në mënyrë që mos ta rrezikojnë sigurinë e tyre personale dhe sigurinë e të tjerëve.
Ministria e Transportit dhe Post – Telekomunikacionit ka qenë dhe vazhdon të jetë e përkushtuar që qytetarëve në çdo kohë t’ia ofrojë shërbimet përkatëse.

Zyra për informim publik

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

*foto është marrë nga Google si mostër

Foto Galeria

Video Galeria