Task Forcë për sigurinë e trafikut rrugor

Prishtinë, 31 gusht 2018

 

Ministri i Infrastrukturës, Pal Lekaj, të premten ka nënshkruar vendimin për themelimin e njësitit të Task Forcës për sigurinë e trafikut rrugor.


 Ky njësit ka për qëllim;


1.      Mbikëqyrjen dhe mirëmbajtjen e të gjitha rrugëve publike

 

2.     Mbikëqyrjen dhe kontrollin e transportit rrugor, të udhëtarëve, mallrave dhe transportit tokësor të mallrave të rrezikshme

 

3.     Mbikëqyrjen e sigurisë rrugore në pajtim me rregullat e trafikut rrugor

 

4.     Kontroll i punës së Qendrave të Kontrollimit Teknik të Automjeteve

 

Njësiti udhëhiqet nga zëvendësministri i MI-së, Idriz Selimaj, dhe përbëhet nga zyrtarë dhe ekspertë të fushave përkatëse.

 

Me qëllim të efikasitetit më të madh në përmbushje të misionit, Task Forca do të bashkëpunoj me Inspektoratin e MI-së, Policinë e Kosovës dhe zyrtarë të ministrive tjera.

 

Këta do të përpilojnë edhe propozimet me masat konkrete, të nevojshme për rritjen e sigurisë në trafik.

Foto Galeria

Video Galeria