Takmi i komisionit të përbashkët teknik Kosovë-Maqedoni

Të premtën, më 15.04.2016, është mbajtur në Prishtinë takimi i komisionit të përbashkët teknik ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Republikës së Maqedonisë mbi Transportin rrugor ndërkombëtar të udhëtarëve dhe mallrave. Me këtë rast është nënshkruar protokoli i përbashkët teknik nga kryesuesit e delegaioneve, z. Burim Krasniqi nga pala kosovare dhe znj.  Elena Angelovska – Atanasovska nga pala maqedonase.

 

Të dyja palët i përgëzuan zhvillimet e transportit ndërmjet dy vendeve dhe theksuan thellimin e bashkëpunimit në fushën e Transportit si dhe treguan gatishmëri reciproke për zgjedhjen e të gjitha çështjeve në këtë fushë.

 

Delegacionet u zotuan për impelemtimin e legjislacionit kombëtar në fushën e transportit dhe u dakorduan që të vazhdojnë negociatat për finalizimin e tekst marrëveshjes për Transport ndërkombëtar të udhëtarëve dhe mallrave ndërmjet dy vendeve gjatë vitit 2016. 

 

Foto Galeria

Video Galeria