Takimi ndërministrorë i Këshillit të Sigurisë së Trafikut Rrugor (KSTRR)

Prishtinë, 08/06/2021

 

Sot, u zhvillua takimi ndërministrorë i Këshillit të Sigurisë së Trafikut Rrugor (KSTRR).

Në këtë takim, u diskutua për zhvillimin dhe implementimin e mëtutjeshëm të masave në fushën e sigurisë rrugore, ngritjen e vetëdijesimit dhe sensibilizimin e publikut për çështjet e sigurisë rrugore, sinjalizimin rrugor si dhe për iniciativat e përbashkëta qe kontribuojnë në sigurinë e përgjithshme në trafikun rrugor.


Këto pika janë të një rëndësie të lartë për qeverisjen tonë, andaj edhe qasja jonë ndaj sigurisë së trafikut rrugor do të jetë e një niveli të tillë, theksuam në këtë takim, duke u dakorduar njëherazi që t’i shtojmë takimet bashkëpunuese për çështjet që kanë të bëjnë me promovimin e sigurisë në trafikun rrugor. 

Foto Galeria

Video Galeria