Takim ndërmjet komisioneve profesionale për zbatimin e marrëveshjeve rrugore në mes të Kosovës dhe Malit të Zi
Ne Rozhaje, ne takim bilateral me zevendes kryeministrin e Malit te Zi, njeherazi ministrin per Investime Kapitale te ketij shteti, z. Ervin Ibrahimovic, per te diskutuar rreth zbatimit te projekteve te Infrastruktures ndermjet Qeverise se Malit te Zi dhe Qeverise se Republikes se Kosoves.
Bashkebiseduam per angazhimet dhe prioritetet e qeverisjes tone ne ceshtje qe lidhen me transportin. Ne vecanti, zhvillimit te metejshem te marredhenieve miqesore dhe ideve te shtimit te rrugeve komunikuese ne mes dy vendeve tona, me theks te vecante per rrugen Peje-Rozhaje si dhe rrugen Decan-Plave , per te cilat projekte, ndajme bindjen dhe interesin e perbashket qe t'i shtyejme perpara e t'i konkretizojme.
Po ashtu, zhvilluam takime me kryetarin e komunes se Rozhajes, z. Rahman Husoviq, si dhe kryetarin e komunes se Plaves, z. Nihad Canoviq, si dhe vizituam aksin rrugor Plave-Decan, me c'rast bashkarisht me anetare te komisioneve teknike profesionale te dy vendeve, u dakorduam qe te vazhdojme me tutje ne konkretizimin e propozimeve per zgjedhjet ideore te projekteve te reja si dhe vazhdimin e punimeve te projekteve qe tashme jane ne proces.
Ne te gjitha takimet, shprehem gatishmerine e vullnetin e perbashket, qe marreveshjet e nenshkruara ne Tetor te 2022, t'i konkretizojme sa me pare.