Takim bashkëpunues mes Ministrit Pal Lekaj dhe Nënkryetarit të Komunës së Prishtinës, Selim Pacolli
Prishtinë,
Sot, Ministri i Ministrisë së Infrasturkturës, Pal Lekaj, priti në takim Nënkryetarin e Komunës së Prishtinës, Selim Pacolli, me të cilin diskutuan për mundësinë e fillimit të një bashkëpunimi mes nivelit qëndror dhe atij lokal, pra bashkëpunimin që mund të ketë Ministria e Infrastrukturës me Komunën e Prishtinës.
Nënkryetari Pacolli kërkoi nga Ministria e Infrastrukturës mbështetje financiare për projektet që mund të realizohen, nëse Ministria e Infrastrukturës shpreh gatishmërinë e saj për të ndarë një buxhet të arsyeshëm edhe për kryeqytetin.
Me po të njëjtën përkrahje që Ministria e Infrastrukturës i ka dhënë edhe komunave tjera të vendit, Ministri Lekaj pohoi se Ministria e Infrastrukturës do t’u japë mundësinë e njëjtë të gjitha komunave, ashtu siç edhe mban përgjegjësi. Pra, duke deklaruar se edhe Prishtina do të ketë mundësinë e njëjtë të realizimit të projekteve infrastrukturore dhe se kërkesat për bashkëpunime të tilla do të jenë çdoherë të mirëpritura, duke mos lënë anash kornizën buxhetore.
Ministri Lekaj dhe Nënkryetari Pacolli, u dakorduan që të realizohen projekte infrastrukturore në Komunën e Prishtinës.â