Sqarim- Zhvillimi i punimeve në Autostradën "Ibrahim Rrugova" segmenti R7

Prishtine,

11 qershor 2025


 Me qellim te informimit me te plote te opinonit publik lidhur me nderprerjen e perkoheshme dhe pjeseshme te qarkullimit te automjeteve ne Autostraden \'\'Ibrahim Rugova\'\' , ne segmentin R7, drejtimi Prishtine-Mitrovice, respektivisht ne Zonen Industriale (mbi Ure) ne Fushe Kosove, ju sqarojme si ne vijim:


Rruga nuk mbyllet e tera por vetem devijohet nje shiriti I saj dhe organizohet devijimi sipas standarteve.


Qarkullimi per as nje moment nuk nderpritet por do te zhvillohet bazuar ne sinjalizimin e vendosur dhe kerkohet kujdes i shtuar.


Projekti eshte investim-donacion Carabinieri KFOR Msu dhe ky project ka per qellim permiresimin e kushteve akustive dhe mbrojtjen e mbrendshme te bazes se KFORI-t edhe eshte ne perputhje me standartet per siguri.


Operatori ekonomik per ekzekutim te punimeve eshte i kontraktuar nga investitori (Carabinieri KFOR Msu).



Bashkangjitur si attachment e gjeni harten skematike te informimit.

Foto Galeria

Video Galeria