Sot u nënshkrua kontrata për koncesionimin e Aeroportit Ndërkombëtar të Prishtinës

Me rastin e nënshkrimit të kontratës për koncesionimin e Aeroportit Ndërkombëtar të Prishtinës, ministri i Transportit dhe Postë-Telekomunikacionit, njëherit  kryetar i komitetit ndërministror të projektit Fatmir Limaj  tha:

 

  “ Mirë se keni ardhur

Në emër të anëtarëve të Komitetit Drejtues Ndër-ministror të Projektit,  përgjegjës për implementimin e këtij Partneriteti Publiko-Privat në Aeroportin Ndërkombëtar të Prishtinës, ju uroj mirëseardhjen në këtë ceremoni. 

 

Falënderimet:

 

·         Përfaqësues te Konsorciumut Limak- Aerport De Lyon

·         Ambasadorët

·         Donatorët- USAID, BE, Banka Botërore, ICO

·         Anëtarët e Komitetit Drejtues Ndër-ministror të Projektit

·         ANP Sh.A.– Drejtori menaxhues dhe Kryesuesi i Bordit

·         Autoriteti i Aviacionit Civil të Kosovës- Drejtori i përgjithshëm i Aviacionit Civil

·         Njësia për implementim të projektit

 

Jemi mbledhur këtu për të shënuar një hap shumë të rëndësishëm për Partneritetin e parë Publiko-Privat të Republikës së Kosovës. Është kjo hera e parë që Republika e Kosovës po nënshkruan një kontratë me një konsorcium ndërkombëtar, i cili më pas do të bëjë investime strategjike afatgjata në infrastrukturën publike të Kosovës. Jemi vërtetë të nderuar që sot do të lidhim një marrëveshje afatgjate me këtë konsorcium të përbërë nga kompani me renome ndërkombëtare, siç janë “ Limak Group”  dhe “Aeroprt de Lyon”.  

 

Ky sukses sot, është rezultat i një pune të palodhshme të Komitetit Drejtues Ndërministror të Projektit, së bashku me Njësinë Implementuese të këtij Projekti dhe këshilltarit të transaksionit. Gjithashtu me këtë rast dua të falënderoj në mënyrë të posaçme edhe USAID për përkrahjen e tyre të vazhdueshme që kanë dhënë nga fillimi i këtij projekti.  

 

 

Procesi

Ky proces ka nisur para më shumë se dy viteve, me krijimin e Komitetit Drejtues Ndër-ministror të Projektit për të analizuar opsionet rreth investimeve dhe operimit të Aeroportit Ndërkombëtar të Prishtinës. Me ndihmën e Këshilltarit tonë të transaksionit, konsulentëve të NACO-s, është bërë studimi i fizibilitetit në mënyrë që të përcaktohej se cila strukturë e kontraktimit do të sillte vlerën më të mirë për Kosovën. Rezultati kësaj analize ishte që Partneriteti Publiko Privat do të ofronte përfitimet më të mëdha për vendin. Pikërisht për këtë  arsye në qershor 2009, Qeveria e Republikës së Kosovës formalisht mori vendimin për implementim të Partneritetit Publiko Privat për operimin dhe modernizimin e Aeroportit Ndërkombëtar të Prishtinës.

 

Në këtë vazhdë më 10 gusht 2009, Qeveria e Kosovës ka nisur prokurimin publik ndërkombëtar për angazhimin e një operatori privat për dizajnimin, ndërtimin, financimin, operimin dhe mirëmbajtjen e Aeroportit Ndërkombëtar të Prishtinës për 20 vitet e ardhshme. Dhe sot një viti pas fillimit te këtij prokurimi, jemi këtu për të nënshkruar kontratën me Konsorciumin e përzgjedhur. 

Ky konsorcium do të modernizojë dhe zgjerojë Aeroportin Ndërkombëtar të Prishtinës, duke investuar mbi €100 milionë në infrastrukturën e re, përfshirë këtu ndërtimin e:

-          Terminali i ri (25,031m2)

-          Kullë e re Kontrolluese dhe Ndërtesat e ndërlidhura

-          Platformën e re,

-          Parkingun e ri për automobila

-          Një zonë e re për vendosjen e autobusëve dhe taksive

-          Një korsi e re në aeroport

-          Një central të ri për trajtim të ujit

-          Pajisjet e aeroportit (përfshirë midis tjerash urat për hipje në aeroplan)

-          Zgjerimi i Krahëve të shtigjeve (për të akomoduar Aeroplanët e kodit E)

-          dhe hapësira të tjera përcjellëse.

Koncesionari gjithashtu do të operojë me Aeroportin me oferta të zgjeruara të shërbimeve dhe me nivele shumë më të larta të cilësisë. Në këmbim për të drejtat e tij, koncesionari i aeroportit do t’i paguajë Qeverisë së Kosovës një mesatare prej 39.42% e të hyrave bruto të ANP-së për 20 vitet e ardhshme, në formë të tarifës vjetor të koncesionit. Varësisht nga rritja e numrit të pasagjerëve gjatë kësaj periudhe, kjo tarifë mund të arrij shumën deri më 400 milion euro.

                        Përkushtimi i Qeverisë

 

            Qevria e Republikës së Kosovës dhe Komiteti Drejtues i Projektit është i përkushtuar plotësisht në insistimin që partneri privat të veprojë në pajtim me të gjitha obligimet që rezultojnë nga kjo marrëveshje që po nënshkruhet sot. Ne synojmë të dalim me rezultate të suksesshme dhe të qëndrueshme për vendin tonë.

Jemi të përkushtuar gjithashtu që të veprojmë si një homolog kompetent për partnerin privat dhe për këtë qëllim, do të bëjmë çdo përpjekje për ngritjen e kapaciteteve dhe për alokimin e resurseve adekuate për promovimin e zhvillimit dhe mbikëqyrjes së mirë të kontratës të implementimit të kontratës. Ashtu siç është paraparë me këtë kontratë, duhet ritheksuar që pas ceremonisë së sotme partneri ynë privat si dhe ne si autoritet konrtaktues, do të kemi edhe 180 ditë të tjera për përmbushjen e të gjitha kushteve paraprake për hyrjen në fuqi të kësaj kontrate. Unë dua në mënyrë të veçantë të falenderoj Bordin e Aeroporti Ndërkombëtar të Prishtinës, udhëheqjen e aeroportit dhe të gjthë punëtorët e këtij aeroporti, duke i sifuaruar edhe njëherë, se ne kemi punuar për t’a dhe e kemi siguruar të ardhmen e sigurtë, sepse kemi qenë në një bashkëpunim të ngushtë edhe me sindikatën edhe me drejtuesit e Aeroportit ka rezultuar që punëtorët e aeroportit të Prishtinës të ndihen të sigurtë pas procesit të koncesionimit të tij, ose nga ky investim i ardhshëm. Ata do të qëndrojnë në obligimet dhe punën e tyre sipas obligimeve që përmbahen në kontratë, me konsorciumin.  

Uroj që të dyja palët në koordimin të ngushtë mes vete, të përmbushim sa më parë këto kushte paraprake në mënyrë që koncesioneri i Aeroportit të fillojë sa më parë me punët e ndërtimit dhe operimin e ANP-së. 

 

Përsëri, në emër të Komitetit Drejtues të Projektit, dua të falënderoj Konsorciumin fitues "Limak- Aerport de Lyon" për përkushtimin që kanë treguar deri më tani në këtë projekt. Uroj, që kjo kontratë të jetë një sukses i yni i përbashkët i njohur jo vetëm në Republikën e Kosovës por edhe me gjerë, gjë që do të ndikonte në rritjen e interesimit të investitorëve të huaj për investime direkte dhe  serioze në Kosovë”.

 

Ju faleminderit.

 

Foto Galeria

Video Galeria