Sot u mbajt takimi me partneret tane zhvillimore per prezantimin e listes prioritare te projekteve per sektorin e transportit
Patem diskutim konstruktiv e te frytshem me perfaqesuesit e perfaqesive diplomatike dhe insitucioneve financiare rreth planit afatgjate, gjitheperfshires e te qendrueshem per sektorin e transportit, me çârast prezantuam listen prioritare te projekteve per sektorin e transportit, respektivisht projekteve te nensektorit hekurudhor, rrugor dhe atij ajror.
Lista prioritare e projekteve per sektorin e transportit ka 19 (nentembedhjete) projekte:
9 (nente) te nensektorit hekurudhor;
9 (nente) te nensektorit rrugor; dhe
1 (nje) te nensektorit ajror.
Ministria e Mjedisit, Planifikimit Hapesinor dhe Infrastruktures, sa i perket fushes se transportit qe nga fillimi ka percaktuar objektiva te qarta te integrimit te rrjetit te Transportit te Kosoves ne rrjetin rajonal dhe ate te BE-se. Ne kete kontekst, jemi fokusuar ne realizimin e te gjitha detyrave te cilat jane te domosdoshme per arritjen e caqeve drejte ketij integrimi ne dy fusha kryesore:
Ne fushen e hartimit te legjislacionit primare dhe sekondare i cili eshte ne perputhshmeri te plote me legjislacionin e BE-se; si dhe
Ne modernizimin e rrjetit hekurudhor, atij rrugor dhe zhvillimin e aviacionit civil, ashtu qe infrastruktura e ketyre nensektoreve tâi plotesoje te gjitha standardet e BE-se.
Ne mbesim te perkushtuar ne implementimin e planit tone per realizimin e projekteve qe do te kontribuojne ne zhvillim te qendrueshem dhe ekonomik, qarkullimin e lire te njerezve dhe mallrave, ruajtjen e mjedisit, rritjen e sigurise, ofrimin e sherbimeve cilesore, si dhe ne punesim dhe integrim.
Kjo liste perfundimtare e projekteve do te miratohet nga Komisioni per Planifikim Strategjik, qe kryesohet nga Kryeministri i Kosoves, z. Albin Kurti.