Sot u mbajt ceremonia e inaugurimit të dy linjave të reja ajrore nga ASL Airlines që lidhin Prishtinën me Lyon dhe Paris
Sot u mbajt ceremonia e inaugurimit te dy linjave te reja ajrore nga ASL Airlines qe lidhin Prishtinen me Lyon dhe Paris, nje hap domethenes per fuqizimin e lidhjeve ajrore te Kosoves me Francen dhe Europen.
Zevendesministri Jeton Raka, ne emer te MMPHI-se, theksoi perkushtimin institucional ne modernizimin e Aeroportit Nderkombetar te Prishtines ''Adem Jashari'' permes investimeve prej mbi 33 milione euro, qe kane sjelle permiresime te dukshme ne infrastrukture dhe sherbime: zgjatjen e pistes, sistemin me te avancuar te aterimit (ILS CAT IIIb), rritjen e numrit te pasagjereve dhe fluturimeve, si dhe uljen e çmimeve te biletave.
Ne kete ngjarje moren pjese edhe Drejtori Ekzekutiv i Aeroportit, z. Gokhan Acikgoz, Drejtori Komercial i ASL Airlines, Bruno Besnehard, Ambasadori i Frances ne Kosove, z. Olivier Guerot, dhe Ambasadori i Kosoves ne France, z. Mehdi Halimi, duke e bere kete nje moment te perbashket suksesi dhe bashkepunimi mes institucioneve, partnereve dhe pasagjereve.