Sot në Shkup, nënshkruam marrëveshjen për bashkëfinancim të hartimit të projektit për ndërtimin e tunelit për rrugën Prizren - Tetovë

 Financimi i ketij projekti, perfshire ndertimin e tunelit ne rrugen Tetove - Prizren, do te ndahet proporcionalisht ne perputhje me gjatesine e tij ne secilen ane, ndersa projektimi i seciles pjese para dhe pas tunelit do te jete i financuar nga palet perkatese.


Kjo rruge krijon nje lidhje te sigurt dhe te qendrueshme mjedisore te transportit per njerez dhe mallra, duke forcuar edhe nderlidhjen midis parqeve kombetare, destinacioneve turistike dhe korridoreve rrugore ne mes Republikes tone dhe Republikes se Maqedonise se Veriut. 


Nderkaq, si lidhje e dy rrugeve ne piken me te afert mes tyre, pervec se i ofron dy qytetet dhe dy shtetet tona, gjithashtu mundeson krijimin e nje korridori rrugor te ri me ndikim ne skenen rajonale te Ballkanit, duke i lidhur jo vetem Prizrenin me Tetoven, por edhe Prishtinen me Durresin dhe Tiranen, permes autostrades ''Ibrahim Rugova''.


Falenderoj Ministrin e Transportit dhe Lidhjeve, nga Maqedonia e Veriut, Blagoj Bocvarski, si dhe zevendesministrat Bekim Rexhepi dhe Hysen Durmishi, si dhe te gjithe ekspertet e ndryshem, per pjesemarrjen dhe kontributin e tyre te pamohueshem ne arritjen e marreveshjes se bashkefinancimit. 


Kontributi i gjithsecilit eshte jetesor per zhvillimin dhe suksesin e ketij projekti, i cili ka ndikim te jashtezakonshem ne zhvillimin ekonomik e infrastrukturor te vendeve tona si dhe integrimin rajonal.

Foto Galeria

Video Galeria