Sot në seancën e Kuvendit të Republikës së Kosovës, janë miratuar në lexim të parë dy projektligje



-Projektligji (Nr. 08/L-025) për mbrojtjen e ajrit nga ndotja; 

si dhe

-Projektligji (Nr. 08/L-027) për mbeturinat nga industritë nxjerrëse të mineraleve.


Ministri Aliu shprehu se hartimi i ligjit të ri për mbrojtjen e ajrit nga ndotja ka për qëllim të rregullojë dhe sigurojë të drejtën e të gjithë qytetarëve për të jetuar në një mjedis me ajër të pastër, kështu duke mbrojtur shëndetin e njeriut, faunën, florën dhe vlerat natyrore e kulturore të mjedisit nga ndotja e ajrit. 


Po ashtu, përmes ligjit për mbeturinat nga industritë nxjerrëse të mineraleve synohet reduktimi i efekteve negative nga rrezikshmëria e lartë e mbeturinave.


Për hartimin e të dy projektligjeve janë konsultuar ekspertë të BE-së, të nivelit lokal, të nivelit qendror, shoqëria civile, si dhe publiku i gjerë, theksoi Aliu.


06/08/2021,

Prishtinë

Foto Galeria

Video Galeria