Sot në Gjilan me kryetarin Alban Hyseni, nënshkruam memorandumin e mirëkuptimit për bashkëfinancimin e Projekteve Infrastrukturore
Sot ne Gjilan me kryetarin Alban Hyseni, nenshkruam memorandumin e mirekuptimit per bashkefinancimin e Projekteve Infrastrukturore, ku si MMPHI po e financojme Komunen e Gjilanit me 400,000ââ¬.
Qellimi i ketij Memorandumi eshte bashkefinancimi i projekteve infrastrukturore per projektet si me poshte:
- Ndertimi i projektit te integruar te Bulevardit te qytetitit;
- Investimet ne qarkoren ekzistuese te qytetit;
- Ndertimi dhe asfaltimi i rruges Ranatoc - Kokaj;
- Ndertimi i Rruges Nekibe Kelmendi - Gjilan;
- Ndertimi i rruges Fidanishte 2 - Gjilan; dhe
- Ndertimin e rrugeve lidhese ne Livoq dhe Cernice - Gjilan.