Sot ministri Mujota u takua me ambasadorin e Maqedonisë në Prishtinë, Ilija Strazhevski

Ministri i Infrastrukturës, Fehmi Mujota, priti në një takim ambasadorin e Maqedonisë në Prishtinë, Ilija Strazhevski. 

 

Fillimisht ministri Mujota i dëshiroi mirëseardhje ambasadorit Strazhevski në vendin tonë në postin e ambasadorit të ri.Gjatë këtij takimi, ministri Mujota e njoftoi ambasadorin lidhur me projektet të cilat janë duke vazhduar në vendin tonë, konkretisht lidhur me projektin e autostradës Prishtinë-Shkup, projekt ky i një rëndësie të veçantë për Kosovën dhe Maqedoninë si dy vende fqinje. 

 

Ministri Mujota kërkoi nga ambasadori maqedonas që të përcjellë mesazhin në vendin e tij për vazhdimin e mëtutjeshëm të bashkëpunimit në mes të dy vendeve, veçanërisht në lëmin e transportit rrugor të mallrave dhe udhëtarëve. - Presim vazhdimin e një angazhimi intensiv në këtë drejtim, në mënyrë që sa më parë të realizohet nënshkrimi i marrëveshjes për transportin e mallrave dhe udhëtarëve në mes të Kosovës dhe Maqedonisë, - tha ministri Mujota.

 

Në këtë takim u tha se bashkëpunimi në mes të dy vendeve do të vazhdojë edhe në të ardhmen në fushat që janë kompetencë e Ministrisë së Infrastrukturës.

Foto Galeria

Video Galeria