Sot ministri i Infrastrukturës, Pal Lekaj, vizitoi segmentin rrugor Milloshevë-Mitrovicë

 Prishtinë,

29 shtator 2017

 

Sot, ministri i Infrastrukturës, Pal Lekaj me bashkëpunëtorë, vizitoi  segmentin rrugor Milloshevë-Mitrovicë të rrugës Prishtinë-Mitrovicë, me ç’rast u njoftua për së afërmi me arsyet e ndërprerjes së punimeve.

 

Në fjalën e rastit ministri Lekaj, duke folur për ecurinë e punëve në këtë segment, që janë përcjellur me problem të caktuara, tha:

 

“Ne jemi  zotuar se do të kërkojmë nga kompanitë që te jenë serioze në kryerjen e obligimeve, për çka janë zotuar dhe kanë nënshkruar kontratat. Ky segment i domosdoshëm për qytetarët e kësaj ane, duke përfshirë Mitrovicën,Vushtrrinë dhe zonat që kanë qasje në këtë segment që e lidh me Prishtinën dhe zonat e tjera, është stërzgjatur  dhe mund të them se njësia implementuese për përzgjedhjen e kandidatëve është stërzgjatur për tri vite. Kjo është për keqardhje dhe ne u kërkojmë falje qytetarëve për këtë. Ky segment është dashur të kryhet para dy vitesh, prandaj ne zotohemi që këtë vit do të fillojnë punimet, sepse janë tri fonde huamarrëse që do ta ndihmojnë realizimin e këtij projekti: fondi islamik i Bankës islamike ,fondi për zhvillim ndërkomkombëtar, që po ashtu është nga shtetet islamike dhe fondi i Arabisë Saudite. Në këtë drejtim ne kemi biseduar me ambasadorin  Rexhep Boja, i cili më është zotuar se do të merret me këtë çështje dhe më ka thënë që projekti është miratuar dhe se janë ndarë fondet dhe se, perveç kësaj, është ndarë një fond shtesë  për këtë projekt. Ka mbetur vetëm që nga ana e Ministrisë ta konfirmojmë  se ne do zotohemi që do t’i kryejmë obligimet tona.

 

Gjatë prononcimit, ministri Lekaj u përgjigj edhe në pyetjet tjera të gazetarëve, lidhur me aktivitetet e ardhshme të Ministrisë së Infrastrukturës. 


Foto Galeria

Video Galeria