Sot ministri i Infrastrukturës, Lutfi Zharku, priti në një takim kryetarin e Komunës se Kamenicës

Prishtinë, 30 shtator 2015

 

Sot ministri i Infrastrukturës, Lutfi Zharku, priti në një takim kryetarin e Komunës se Kamenicës, Begzad Sinanin.


Gjatë takimit Sinani njoftoi ministrin Zharku për zhvillimet në komunën e Kamenicës dhe nevojën e përfundimit të projekteve infrastrukturore që kanë mbetur pa u përfunduar, në veçanti projekti i Kopernicës, përfundimin i të cilit është shumë i nevojshëm për banorët e këtij rajoni.

 

Nga ana tjetër ,Ministri Zharku shfaqi gatishmërinë e tij për ta mbështetur Kamenicën dhe tha se do të shikohen mundësitë që Ministria e Infrastrukturës ka për të mbështetur përfundimin e këtyre projekteve dhe se kjo do të mund të fillojë realizohet që nga viti i ardhshëm.

 

 

Foto Galeria

Video Galeria