Sot mbajtëm ceremoninë zyrtare për hapjen e korridoreve të reja ajrore që lidhin Republikën e Kosovës dhe Republikën e Shqipërisë
Bashke me Kryeministrin Kurti, Ambasadorin e Gjermanise ne Kosove, Jörn Rohde, drejtorin e Agjencionit te Sherbimit te Navigimit Ajror, Samir Bllacaku, si dhe perfaqesues diplomatike, kolege dhe bashkepunetore, shenuam ngjarjen historike te hapjes se korridoreve te reja ajrore qe lidhin Republiken e Kosoves dhe Republiken e Shqiperise, si nje prej te arriturave me te rendesishme drejt perpjekjeve te vazhdueshme per normalizimin e hapesires ajrore te Kosoves.
Shkurtimi i trajektoreve te fluturimeve per dhe nga Kosova per 08-12 minuta, e ben aeroportin e Prishtines me konkurrues me aeroportet e tjera ne rajon. Ulja e kostove te fluturimit jo vetem qe ndikon ne uljen e shpenzimeve per linjat ajrore, por gjithashtu kontribuon ne uljen e emetimit te gazrave serre, duke sherbyer si nje deshmi e perkushtimit tone ndaj mbrojtjes se mjedisit dhe perkrahjes se praktikave te qendrueshme ne fushen e aviacionit.
Ndersa sot po e festojme kete arritje te rendesishme, eshte e domosdoshme qe te vazhdojme me tej me punet e bashkerenduara me te gjithe akteret per normalizimin e hapesires se larte ajrore, perfshire ketu kontrollin e plote mbi hapesiren ajrore te larte, ku bashke me ASHNA, si nje lojtar kyq ne kete proces, si ne aspektin teknik ashtu edhe profesional, po angazhohemi maksimalisht ne kete drejtim.