Shënohet 25 Nëntori, Dita Ndërkombëtare për Eliminimin e Dhunës ndaj Gruas, që simbolizohet me '"kordelën e bardhë"
Prishtine
25 nentor 2023
Shenohet 25 Nentori, Dita Nderkombetare per Eliminimin e Dhunes ndaj Gruas, qe simbolizohet me " kordelen e bardhe " ti bashkoheni fushates se 16 Diteve te Aktivizmit.
Ne sesionin e 54-te te Asamblese se Pergjithshme te Kombeve te Bashkuara, te mbajtur ne dhjetor te vitit 1999, eshte miratuar Rezoluta 54/134, me te cilen 25 Nentori eshte shpallur dite nderkombetare per eliminimin e dhunes ndaj gruas, qe simbolizohet me " Kordelen e bardhe ".
Edhe kete vit, zyrtarja per Barazi Gjinore znj.Adelina Sokoli ne Ministrine tone, ka organizuar fushaten me qellim te sensibilizimit per eliminimin e dhunes ndaj gruas.
Kjo fushate, qe organizohet edhe ne mjedise te tjera ne mbare boten, i jep asaj karakter mbarenjerezor. Dhuna ndaj gruas eshte nje problem i permasave te medha, andaj shenimi i kesaj dite ka per qellim qe dhunen ndaj gruas ta ngre si problem, per eliminimin e te cilit duhet te angazhohen te gjithe - femra e meshkuj ne mbare boten. Per kete arsye duhet qe kjo ceshtje te mos trajtohet vetem si problem i grave, sepse cdo kush mund te jete objekt i dhunes - grate, nenat, motrat dhe bijat tona.
Sivjet ne Ministri eshte pergatitur mesazhi sensibilizues per Diten nderkombetare per eliminimin e dhunes ndaj gruas, qe do te ju dergohet nepermjet postes elektronike, ne web faqen e minsitrise do te jete prezent fjongu i bardhe dhe shperndarja e " Kordeles se bardhe "
Presim qe sikurse viteve tjera edhe sivjet ne fushate te inkuadrohen te gjithe te punesuarit ne Ministri , ne shenje te percaktimit per eliminimin e kesaj te keqeje shekullore, dhunes ndaj gruas.