Shenohet 25 Nentori, Dita Nderkombetare per Eliminimin e Dhunes ndaj Gruas

Prishtine

25 nentor 2022

 

 

 

Shenohet 25 Nentori, Dita Nderkombetare per Eliminimin e Dhunes ndaj Gruas, qe simbolizohet me ''kordelen e bardhe''  ti bashkoheni fushates se 16 Diteve te Aktivizmit. 

 

 

Ne sesionin e 54-te  te Asamblese se Pergjithshme te  Kombeve te Bashkuara, te mbajtur ne dhjetor te vitit 1999, eshte miratuar Rezoluta 54/134, me te cilen 25 nentori eshte shpallur dite nderkombetare per eliminimin e dhunes  ndaj gruas, qe simbolizohet me ''Kordelen e bardhe''.

 

Edhe kete vit, zyrtarja per Barazi Gjinore ne Ministrine tone, ka organizuar fushaten me qellim te sensibilizimit per eliminimin e dhunes ndaj gruas. 

Kjo fushate, qe organizohet edhe ne mjedise te tjera ne mbare boten, i jep asaj karakter mbarenjerezor. Dhuna ndaj gruas eshte nje problem i permasave te medha, andaj shenimi i kesaj dite ka per qellim qe dhunen ndaj gruas ta ngre si problem, per eliminimin e te cilit duhet te angazhohen te gjithe - femra e meshkuj ne mbare boten. Per kete arsye duhet qe kjo ceshtje  te mos trajtohet vetem si problem i grave, sepse cdokush mund te jete objekt i dhunes - grate, nenat, motrat dhe bijat tona.  

 

Sivjet ne Ministri eshte pergatitur mesazhi sensibilizues per Diten nderkombetare per eliminimin e dhunes ndaj gruas, qe do te ju dergohet nepermjet postes elektronike, ne web faqen e minsitrise do te jete prezent fjongu i bardhe dhe shperndarja e ''Kordeles se bardhe"

 

Presim qe sikurse viteve tjera edhe sivjet ne fushate te inkuadrohen te gjithe te punesuarit ne Ministri , ne shenje te percaktimit per eliminimin e kesaj te keqeje shekullore, dhunes ndaj gruas. 

Foto Galeria

Video Galeria