Sapo e bëmë inaugurimin e rihapjes së tuneleve T6 me gjatësi prej 262 metra dhe T7 me gjatësi prej 122 metra, si pjesë e aksit të linjës hekurudhore Hani i Elezit-Fushë Kosovë
Sapo e beme inaugurimin e rihapjes se tuneleve T6 me gjatesi prej 262 metra dhe T7 me gjatesi prej 122 metra, si pjese e aksit te linjes hekurudhore Hani i Elezit-Fushe Kosove.
Tashme po punohet intensivisht per plotesimin e te gjithe elementeve te tjere te nevojshem per funksionalizimin dhe rehabilitimin e Linjes se 10-te Hekurudhore, qe perfshin edhe linjat tjera si Fushe Kosove-Mitrovice, dhe Mitrovice-Leshak.
Falenderojme Zyren e Bashkimit Evropian dhe Bankes Evropiane per Rindertim dhe Zhvillim (EBRD), Banken Evropiane per Investime (EIB), si dhe Fondin per Investime per Ballkanin Perendimor (WBIF), per bashkepunimin e vazhdueshem per realizimin e projektit.