Sanohen deformimet në rrugën N2, Prishtinë-QMI
Në kuadër të mirëmbajtjes së rrugëve që janë në përgjegjësi të Ministrisë së Infrastrukturës, po bëhet edhe sanimi i deformimeve në rrugën nacionale N2, përkatësisht nga kryeqyteti deri tek QMI-ja.
Në veçanti, po punohet në të tria rrethrrotullimet që gjenden në këtë aks rrugor. Pjesët e dëmtuara janë gërryer dhe po mbushen me asfalt të ri.
Gjatë zhvillimit të punimeve, rruga është shenjëzuar, me qëllim të mos ndaljes së qarkullimit të komunikacionit.