Rugova është mrekulli natyrore, prandaj edhe meriton infrastrukturë që njerëzit ta vizitojnë dhe shijojnë
Ministri i Infrastruktures dhe Transportit, Dimal Basha, bashke me Ministrin Elbert Krasniqi, deputete te zones dhe perfaqesues te projektimit, zhvilluan nje vizite pune ne aksin Peje - Kuqishte - Qakorr, ku u diskutuan hapat per avancimin e projektit rrugor ne kete zone me rendesi te vecante per Rugoven.
Aksi qe lidh 13 fshatra pritet te trajtohet permes nje projekti gjitheperfshires, me fokus ne rritjen e sigurise ne qarkullim, lehtesimin e levizjes per banoret dhe krijimin e kushteve me te mira per zhvillimin e turizmit malor.
Gjate vizites ne terren u pa nga afer gjendja aktuale e segmentit dhe u diskutuan zgjidhjet infrastrukturore qe do te ruajne karakterin natyror te zones, duke e pershtatur rrugen me nevojat moderne te qarkullimit dhe zhvillimit lokal.
Rugova mbetet nje nga zonat me potencial te jashtezakonshem turistik dhe investimet ne infrastrukture jane hap i rendesishem drejt zhvillimit te qendrueshem te saj.













