Rrugët e Kosovës, të lira për qarkullim

Prishtinë, 25 janar 2019


Ministria e Infrastrukturës dhe Transportit, njofton se përkundër reshjeve të borës  të gjitha rrugët janë të kalueshme për qarkullim të automjeteve. Kompanitë e kontraktuara dhe ekipet e MIT janë në teren gjatë gjithë kohës duke pastruar rrugët nacionale, regjionale dhe autostradat. 


Për shkak të reshjeve të pandërprera dhe rënies së temperaturave në vazhdimësi, mund të ketë ndonjë vështirësi në qarkullim, veçanërisht në zona malore.


Ministri i Infrastrukturës dhe Transportit Pal Lekaj, kërkon nga qytetarët vozitje të kujdesshme dhe me pajisje dimërore.​

Foto Galeria

Video Galeria